21 janari, Rama homazhe në bulevard: Alternativë të re kërkimi të drejtësisë

Kryeministri Rama në mesditë ka zhvilluar homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të 4 viktimave, të cilët u vranë më 21 janar 2011.I shoqëruar edhe nga familjarët e 4 viktimave, kryeministri ka vendosur lule mbi pllakatet, vendin ku mbetën të vrarë 4 protestues.Jashtë pranisë së kamerave kryeministrei zhvilloi edhe një takim me familjarët, ku pas përfundimit ka shkruar në rrjetin social facebook."Me familjaret e 21 janarit.Koha per te levizur me nje alternative te re kerkimi te drejtesise. Asgje veç drejtesise nuk e mbyll 21 janarin!"Ndërkohë familjarët kanë deklaruar se edhe pse kanë kaluar 4 vjet drejtësia nuk është vendosur, por shprehen të bindur se qeveria e kryeministrit Rama do ta zgjidhë këtë çështje.