Muri i Butrintit, dëmtohet fragmenti që lidh Portën e Liqenit me Akropolin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2015, 10:42
SARANDË-Prej të paktën 3 javësh është dëmtuar muri i Parkut të Butrintit. Bëhet fjalë për fragmentin e murit rrethues që lidh Porten e Liqenit me Akropolit.Për këtë fragment ndonëse janë njoftuar Instituti i monumenteve te Kultures ne Tirane dhe Ministria e Kultures, ende nuk ka nisur puna për sistemimin e tij.Pritet që Instituti i monumenteve te Kultures të miratojë llojin e ndërtimit të suportit, struktura që do te mbroje monumentin nga ndonje rrezim i mundshem, deri sa te hartohet dhe zbatohet projekti per restaurimin e gjithe linjes.Ndërkohë Parku I Butrintit pritet të nisë procedurat per prokurimin e subjektit qe do te perzgjidhet per ngritjen e suportit, cka nëse nuk përshpejtohen, mund të marrin deri një vit kohëzgjatje.
