Aksidentohet Ali Ahmeti, u përplas ndërsa udhëtonte të takonte Metën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2015, 10:33
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij. Agjencia e Lajmeve maqedonase, Zhurnal online shkruan se nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme është plagosur lehetë kreu i BDI-së, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.Lajmi është bërë i ditur për Zhurnal nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve, makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit në ardhje nga Kërçova.Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
(Foto e Zhurnal)Disa orë pas aksidentit, Ali Ahmeti ka publikuar një foto në facebook në spital bashkë me kreun e Kuvendit Ilir Meta, i cili ka deklaruar se edhe pse jo siç ishte parashikuar përsëri takimi u zhvillua.
(Foto e Zhurnal)Disa orë pas aksidentit, Ali Ahmeti ka publikuar një foto në facebook në spital bashkë me kreun e Kuvendit Ilir Meta, i cili ka deklaruar se edhe pse jo siç ishte parashikuar përsëri takimi u zhvillua."Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhepse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë.
Ju falëminderit të gjithë juve për kujdesin dhe dashamirësinë e shprehur, qofshi gjithëmone mirë ju dhe më të dashurit tuaj", shkruan Ahmeti në FB.
