95 vjetori i Kongresit të Lushnjes, nderohet me “Qytetar Nderi” konsulli anglez dhe Rexhep Qosja

Në 95 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, bashkia e qytetit i jep titullin "Qytetar Nderi" konsullit anglez Morton Frederik Eden dhe  Akademikut kosovar Rexhep Qosja. Nderimi pas vdekjes për konsullin Frederik Eden, u dha me motivacionin "Misioner i Shqipërisë në kohë të vështira dhe kontribut të veçantë në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjes", i cili  i'u dorezua Ambasadorit të Britanisë në Shqipëri Nicholas Cannon."Shteti im ka qenë prezent me trupin diplomatik për të stabilizuar fatet e Shqipërisë. Ndërsa Konsulli Eden ka një kontribut të veçantë personal në ruajtjen e punimeve të Kongresit në momentet kur ekzistenca e shtetit shqiptar vihej në rrezik."Titulli "Qytetar Nderi" i Lushnjes ka nderuar edhe Akademikun Rexhep Qosja, me motivacionin "Figurë madhore e historisë së Shqipërisë me kontribut në mbrojtjen e çështjes shqiptare". Për arsye shëndetësore akademiku nuk mundi të ishte i pranishëm, ndaj titulli iu dorëzua Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Rami Lladrovci.