Tel Aviv, palestinezi plagos me thikë 10 persona në autobus
Një shtetas palestinez ka sulmuar me thikë disa persona në një autobus të linjës në qendër të Tel Avivit, dhe më pas u qëllua në këmbë nga një oficer i sigurimit të burgut teksa u përpoq të arratisej nga vendi i krimit.Kreu i policisë së kryeqytetit izraelit Bentzi Sau tha se dhjetë persona kanë mbetur të plagur si pasojë e goditjeve me thikë, duke shtuar se sulmuesi ishte një banor nga bregu lindor dhe sapo ka hipur në autobus ka qëlluar me thikë shoferin dhe më pas edhe pasagjerët.Autorietet mjekësore deklaruan se shtatë persona po trajtohen në spitalin e ikilov të tel avivit, ndërkohë që katër të tjerë rezultojnë në gjendje kritike për jetën. Kreu i policisë shtoi së në momentin e ngjarjes një automjet me zyrtarë të burgut po kalonte aty afër dhe pasi panë që sulmuesi u arratis, një nga oficerët e ndoqi dhe e qëlloi në këmbë me armë zjarri."Ishte një ndjekje e shkurtër deri në momentin e qëllimit. Tashmë ai është plagosur. Ajo që po bëjmë tani është të sigurohemi që nuk ka sulmues të tjerë në qytetet apo në zonë. Po bëjmë gjithcka kemi në dorë për të zbuluar nëse ka patur bashkëpunëtorë dhe kush e ka ndihmuar në këtë sulm. Në kemi nisur hetimet në bashkëpunim edhe me agjensinë e sigurisë shin bet, tha sou për mediat vendase.Incidenti është i fundit pas një serie inicidentesh të ngjashme muajt e fundit mes palestinezëve dhe izraelitëve. Tesnionet mes dy vendeve janë rritur shumë vecanërisht në bregun lindor dhe në lindje të jeruzalemit, tërritore të cilat izralei i mori gjatë luftës së 1967, por që palestinezët kërkojnë pavarësi së bashku me gazën.