FOTOLAJM/ Zgjim në Tiranë

Kjo foto është shkrepur sot në mëngjes rreth orës 06:40 minuta në qendër të Tiranës, pikërisht në lulishten e parkut Rinia. Një i pastrehë pasi ka kaluar natën poshtë një peme të zhveshur nga gjethet, ku për dyshek kishte tokën e lagur, dhe për jastëk rrënjët e trugut, heq batanijen për të vijuar një tjetër ditë. Fotoja ka për autor gazetarin dhe moderatorin e emisionit “100 Minuta” në Ora News Blendi Salaj./Oranews.tv/