Videomesazhi për shëndetësinë, PD: Propagandë e kryeministrit

Videomesazhin e kryeministrit Rama për shëndetësinë, Partia Demokratike e ka konsideruar si një propagandë. Në një dalje për mediat nga selia blu, koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se spitalët janë në gjendjen e tyre më të mjerueshme. Ndërsa vetë kryeministri Rama zgjedh klinika private apo jashtë shtetit. Deklarata e Grida DumesEdi Rama i ka shtuar një plagë tjetër shëndetësisë e cila gjendet sot në ditën e saj më të keqe. E ka bërë këtë duke tentuar të mashtrojë publikun me një video të kuruar me kujdes në montazhin e Kryeministrisë.Me këtë video spekullim ku janë bashkuar copëza nga investimet e qeverisë së mëparshme, tenton të tregojë një parajsë që nuk ekziston, dhe aq më pak të krijuar nga ai.Eshtë plagë e shtuar kjo, kur tenton të servirësh një realitet që nuk ekziston, një video që mallkohet cdo ditë nga mijëra qytetarë të vendit që shohin e prekin nga afër në fakt,  krejt të kundërtën e asaj që propagandon nga sarajet e tij të pushtetit, kryeministri.Në vend që të kurojë problemin,  shqetësimin më madhor që kanë sot qytetarët, Edi Rama zgjedh të largohet gjithnjë e më shumë, zgjedh ta infektojë  gjithnjë e më shumë shëndetësinë me montazhet mediatike të  tij.Video-mashtrimi që publikoi dje tregon dështimin që ai nuk e pranon në kokën e tij dhe e zëvendëson me zhvillime virtuale videosh. Sot asgjë nuk shkon mirë në spitalet tona, dhe asnjë ditë nuk ka qënë kaq keq shëndetësia sa me Edi Ramën.Këtë e konfirmon vetë Kryeministri i cili kur i duhet domosdoshmërisht të shkelë në spitale për vete ose familjarët e tij, nuk zgjedh spitalin publik të rilindur sipas tij, por zgjedh ose klinikat jashtë vendit, ose spitalet private.Kur  qytetarët  lëngojnë në mungesën e ilaceve, sëmuren më shumë në mungesën e ngrohjes, kur një e mitur abuzohet seksualisht në urgjencën e spitalit, kur mjekët dhe infermierët, ata që janë profesionistë e me integritet do të merren në provim nga diletantët e qeverisë, të publikosh një video-mashtrim të prodhuar në montazh kryeministror është provokimi më i ulët, më i papranueshëm.Ky akt publik i kryeministrit u prit me përbuzje nga publiku dhe u kthye mbrapsht. Mjafton të shihni komentet që janë bërë në Facebookun e Kryeministrit, në atë që është tashmë aktiviteti i tij kryesor.Refuzim masiv qytetar përzier me neveri.Dhe kështu do të jetë.Kjo klikë që ka mashtruar me shëndetësinë falas, që ka braktisur qytetarët në ditën e tyre më të keqe, që i sheh spitalet dhe shëndetësinë vetëm si një ndërmarrje të madhe pasurimi e monopoli shërbimesh, ka për t’u refuzuar me përbuzje.Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të tyre.Mashtrimi i kryeministrit do të përballet dhe do të njohë realitetin e protestave dhe të marshimit popullor,  më të madhin që ka parë ndonjëherë vendi.(Videoja e qeverisë për shëndetesinë)