Miliona filipinas në meshën e Papa Françeskut
Miliona katolikë të Filipineve sfiduan shiun dhe erën e fortë për të ndjekur meshën e Papa Françeskut në Manila këtë të dielë. Mediat italiane raportojnë për 7 milionë të pranishëm, ndërsa zyrtarët e qytetit 4. Mesha mbylli udhëtimin një javor të Papës në Azi, ku vizitoi edhe Sri Lankën.Ati i shenjtë shëtiti si zakonisht mbi makinën e tij duke përshëndetur turmën në kryeqytetin e vendit të vetëm aziatik ku dominon feja katolike. Nga mbi 100 milionë banorë në vend, 81% i përkasin fesë katolike, pasuar nga islami, së cilit i përkasin 6% e popullsisë.Dyert e parkut ku u mbajt mesha u hapën nëntë orë para fillimit, ndërsa ceremonia zgjati rreth dy orë e gjysmë. Ajo qe programuar për të shënuar festën e Jezusit fëmi, ose "Santo Ninjo", një eveniment mjaft i dashur për banorët e ish-kolonisë spanjolle."Kjo festë na kujton të gjithëve se jemi fëmijë të Zotit. Mbani gjallë në zemrat tuaja flakën e besimit"Në orët e para të së dielës Papa përqafoi dhe ngushëlloi babain e një 27-vjeçarje që mbeti e vrarë nëj ditë më parë kur një skelë u rrëzua nga stuhia ndërsa po ndiqte meshën e tij në qytetin Takloban.Pas qendrimit dhjetëditor në Azi, në Sri Lanka dhe Filipine, Papa pritet të kthehet të hënën në Vatikan.