Akuzat e PD për kokainën, Rama: Lojë që duhet të luajnë vetë, Basha: Justifikim prej kryenastradini
Laboratori i Kokainës i cili u zbulua dy ditë më parë në Xibrakë të Elbasanit dhe përfshirja e personave në këtë trafik ka sjellë akuza mes PD dhe PS. Këtyre akuzave nuk mund t’i shpëtonte edhe përplasje në Facebook e kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.Kryeministri Rama akuzat e PD i ka quajtur si një lojë që duhet të luajnë vetë.“I qëndrova sa më mirë munda budallallëkut dhe vrazhdësisë së tyre të neveritshme, por nuk i’a dola dot asnjëherë t’i mund në lojën e tyre”, thotë një shprehje e mençur, e cila m’u kujtua duke i dëgjuar këto ditë të thonë, po pse nuk flet qeveria për tonelatat e kokainës që u kapën në Elbasan(?)!.Kjo e tyrja është një lojë që duhen lënë ta luajnë vetë, sepse sa më shumë të përpiqesh të gjesh arsye në budallallëkun e tyre të vrazhdë, aq më shumë rrezikon të mbytesh në lumin e neveritshëm të atij budallallëku.”I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Luzlim Basha. Sipas tij qeveria nuk ka asnjë përgjigje, por vetëm justifikohet si nastradini.“Asnje pergjigje por justifikime prej kryenastradini. Kur jeton mes droges, mashtrimit dhe shkaterrimit eshte e veshtire te kuptosh zerin e normalitetit, zerin e opozites, zerin e Shqiperise se vlerave dhe te vertetave.”Postimi i Ramës në FB
Postimi i Bashës në FB