Instituti i ndërtimit nis verifikimin e sigurisë së pallateve në Tiranë

Pallatet në Tiranë do të kalojnë testin e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar nëse i plotësojnë apo jo kriteret e sigurisë. Grupi i verifikimit ka nisur punën fillimisht me inspektimin në blloqet e pallatave arabe në lagjen "Don Bosko".Instituti i ndërtimit do të kalojë në sitë të gjitha ndërtimet në kryeqytet për të kuptuar se sa të rrezikuar janë apo jo, përballë lëkundjeve sizmike, siç janë tërmetet, por edhe për të verifikuar kriteret e sigurisë në të cilat janë ndërtuar.“Konkretisht është vlerësuar dokumentacioni që ka vënë në dizpozicion ish subjekti ndërtues, ish-drejtori teknik i këtij subjekti, për 14 objekte. Këtu jemi në zonën e “Don Boskos” ku janë kulla nr. 4, kulla nr. 5, kulla nr. 6 dhe nr 7 që janë objekte me nga 10 kate. Kemi filluar tek kulla nr.4 për matjen e verifikimit të magës së betonit, kështu që ne do të dalim me një akt-ekspertizë të firmosur nga të gjithë specialistët e grupit në mënyrë që t’i hapim rrugë edhe legalizimit të objekteve”- tha inxhinieri Kristaq Puleri.Grupi i verifikimit ka nisur inspektimin fillimisht në blloqet e pallatave arabe siç njihen në kryeqytet, në lagjen "Don Bosko", për të kaluar më pas në gjithë pallatet e ndërtuara nga i njëjti subjekt, jo vetëm për të testuar kushtet e qëndrueshmërisë, por edhe për të nisur një proces legalizimi i mbetur pezull tashmë prej kohësh.