PD: Deputeti i LSI nuk paguan faturën e fabrikës. Kapurani: S'jam pronar

Partia Demokratike denoncoi një tjetër rast të abuzimit qeveritar për mosshlyerjen e faturave të energjisë. Sipas Albana Vokshit, fabrika e tullave në Korçë me bashkëpronar deputetin e LSI Piro Kapuranin rezulton të ketë një borxh të pashlyer prej 205 milionë lekësh.  Por në një reagim të tij deputeti Pirro Kapurani, ka mohur të jetë pronarë i fabrikës. Reagoi dhe OSHEE Tirane- Një faturë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike i ka shërbyer Partisë Demorkatike për të denoncuar pabarazinë para ligjit që ka krijuar sipas tyre kryeministri Edi Rama.Sipas demokratëve bëhet fjalë për një faturë të pashlyer prej 205 milionë lekësh, nga fabrika e tullave në Korçë, me bashkeponarë deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Pirro Kapurani. Sipas deputetes se PD-se Vokshi fabrika cila vijon punë pa u shqetësuar ndërkohë që qytetarët e pamundur janë në errësirë ose në burg për dhjetë mijë lekë të vjetra."Kjo pabarazi mban firmën e kryeministrit", tha Vokshi, ndaj populli do të jetë në këmbë me protesta.Kapurani mohon te jete pronarPas akuzave në drejtim të tijë, ka reguar deputeti Pirro Kapurani, duke mohur të jetë pronarë i fabrikës, gjë që sipas tij mund të verifikohet lëhtësisht në QKR."Nuk jam pronar i fabrikës së tullave dhe tjegullave në Korçë. Ky fakt mund të vërtetohet nëpërmjet një verifikimi në QKR" tha ai në një prononcim për Ora News.Kështu ka bërë Partia Demokratike, ku në një reagim të dytë, publikoi shkresat e QKR, që siaps tyre tregojnë se fabrika e tjegullave dhe e tullave është në pronësi të vëllezërve të tij Vasil Kapurani e Mihallaq Kapurani.Deklarata e PD-se ngjalli dhe reagimin e OSHEE-seOSHEE konfirmoi se këtij subjekti, i cili ishtes në listën e debitorëve kryesore, "i është prerë energjia që nga data 29 Dhjetor 2014 dhe klienti u verifikua sërish më 9 Janar e vijon të mbetet pa energji " [caption id="attachment_451941" align="alignnone" width="640"]Fatura e OSHEE-se per fabriken e tullave, ku sipas PD-se bashkepronar eshte deputeti i LSI-se Piro Kapurani Fatura e OSHEE-se per fabriken e tullave, ku sipas PD-se bashkepronar eshte deputeti i LSI-se Piro Kapurani[/caption][caption id="attachment_451954" align="alignnone" width="640"]QKR kapurani Ne foto: Ekstrakti i QKR-se per fabriken e tullave te vene ne dispozicion nga PD[/caption] [caption id="attachment_451955" align="alignnone" width="640"]QKR Kapurani Ne foto: Ekstrakti i QKR-se per fabriken e tullave te vene ne dispozicion nga PD[/caption]Deklarata e plotë e deputetes së PD, Albana Vokshi“Shiheni këtë faturën e energjisë. Subjekti në fjalë ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit. Eshtë fabrikë tjegullash dhe tullash në Korçë. Cfarë ka ndodhur me pronarët? A janë përballur ata me ligjin? A u është ndërprerë energjia? Jo nuk ka ndodhur asnjëra nga këto sepse njëri nga pronarët, më kryesori, Piro Kapurani, është në parlament. Eshtë miku i Edi Ramës dhe Ilir Metës, është sponsori i fushatës së tyre dhe është aktualisht deputet i LSI-së. Nuk vepron njësoj për të gjithë ligji me Edi Ramën, kjo është kuptuar tashmë.Detyrimit 205 milionë lekësh, i është shtuar edhe fatura e dhjetorit që është afërsisht 17 milionë lekë. Kjo tregon se fabrika e tjegullave të mikut të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të deputetit të tyre, vazhdon të punojë.Për detyrime dhjetë mijë lekëshe janë dënuar me errësirë mijëra qytetarë nga Edi Rama, edhe netët e ndërrimit të vitit.Ka qindra e mijëra qytetarë që kanë përfunduar edhe në burg, nga dhuna policore e Edi Ramës për energjinë, se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, se nuk kanë punë dhe nuk kanë të ardhura.Ka jo pak qytetarë që kanë humbur dhe jetën, si rasti i kryefamiljarit nga Lushnja, që vari veten në qeli sepse gjendej prej 2 muajsh në burg nga represioni i Edi Ramës, për 35 mijë lekë të vjetra detyrime ndaj OSHE.Dhe ja ku kemi deputetin e dyshes Rama-Meta, që ka më shumë se 205 milionë lekë detyrime, e vazhdon punën i qetë, fabrika vazhdon të prodhojë duke shfrytëzuar energjinë, pasurinë  publike.Vjedhin vetë energjinë me shuma që qytetarët as nuk i kanë ëndërruar, pastaj dalin e akuzojnë popullin.Kjo pabarazi para ligjit është skandaloze dhe mban firmën e Edi Ramës.Kjo pabarazi para ligjit, ka bërë që qytetarët të jenë sot në këmbë.Dhe kjo pabarazi, kjo padrejtësi, kjo e keqe do të ndalet.Populli do të jetë në këmbë, më i bashkuar se kurrë, në protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi”- ka deklaruar deputetja Vokshi.