Fier, del nga burgu dhe dhunon për vdekje gruan e tij

Një grua humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj i cili kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu.Fier-Xhelozia i ka marrë jetën një gruaje 51 vjecare nga bashkëshorti i saj në lagjen " Sheq i Madh" në Fier. Teuta Muhaj gjeti vdekjen mëngjesin e së dielës pas dhunës barbare me sende të forta të ushtruar nga bashkëshorti i saj.Në momentin e ushtrimit të dhunës cifti ka qenë vetëm në banesën e tyre ndërsa fëmijët ndodheshin në banesën e gjyshes. Ka qenë djali i viktimës 15 vjecar ai i cili njoftoi krimin brenda familjes. Autori është vënë në prangat e policisë menjëherë teksa është kapur në flagrancë ndërsa trupi i pajetë i nënës së 3 fëmijëve u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Fierit për tiu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.djemtë kanë pohuar në polici xhelozinë e të atit ndaj nënës së tyre si zanafillë të grindjes. Banorët e zonës nuk e njohin mirë familjen Muhaj duke qenë se kishin pak muaj që ishin vendosur në lagjen "Sheq i Madh".53 vjecari Arben Muhaj është person me precendent penal për vjedhje, plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje e shitje të armeve të ftohta në ambjente publike. Prej majit 2014 ai ndodhej në burgun e Rrogozhinës për plagosje të rëndë me dashje, ku në tetor I ishte dhënë masa 3 vjet burg nga gjykata e Fierit, por pas apelimit në gjykatën e Apelit në Vlorë, në 13 janar ishte lënë në liri me kusht për një periudhë 3 vjecare, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, vendim që u ekzekutua më 14 janar.arben muhaj arben muhaj 1 shtepia[caption id="attachment_451855" align="alignnone" width="640"]Banesa ku Arben Muho vrau Teuta Muhon Ne foto: Banesa ku Arben Muho vrau Teuta Muhon, 18 Janar 2015[/caption]vijon