Lushnje, 24 vjetori i PD, Ristani: Protesta për të kundërshtuar politikën e qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 21:57
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani është shprehur se Partia Demokratike do te nise sezonin e protestave për të kundërshtuar politikën që po ndjek pozita shqiptare.Gjatë festimeve të 24 vjetorit të krijim të degës së PD-së në Lushnje, ku ishin të pranishëm edhe deputetët Kozma Dashi, Enkeled Alibeaj, Tritan Shehu, etj, Ristani theksoi se ngjarjet e fundit e kanë kthyer Shqiperinë në Kolumbine e Evropës, ndërsa rritja e taksave, e cmimit të energjisë elektrike dhe premtimet e pambajtura të PS po e çojnë vendin drejt krizës së thellë.