Durrës, ndalohen 4 të rinj me 3 mina me celular
Katër persona janë arrestuar pasi u janë sekuestruar 3 mina me celular të montuara. Policia e Durrësit informon se operacioni i koduar “Twix” është ekzekutuar mbrëmjen e 17 janarit 2015, rreth orës 22:00. (Ne foto: Minat e sekuestruara mbreme gjate operacionit)Të arrestuar janëFebjus Dauti 31 vjec lindur ne Has dhe banues ne DurresDashnor Dumani 30 vjec lindur ne Diber dhe banues ne DurresAsllan Plaku 24 vjec lindur dhe banues në DurrësBledar Plaku 31 vjec lindur dhe banues në Durrës(Dy te fundit jane kusherinj me njëri tjetrin)Arrestimi i tyre u be pas nje pune 2 mujore ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda pasi ju sekuestruan 3 mina me celular te montuara.Vepra penale " trafikim i lendeve plasese".Të rinjtë dyshohet se i shisnin bombat C4 me celular personave me precedentë që i përdornin për vepra kriminale. Gjithashtu atyre i është sekuestruar: 1 automjet tip Fiat Punto, 7 telefona celulare, mjete te tjera per prodhimin e ketyre minave si nastro, tela elektrike, kacavida etj.Po në Durrës, mëngjesin e 17 janarit 2015 makina në të cilën udhëtonte biznesmeni Ardian Trota, 48 vjeç nga Kukësi u hodh në erë me shpërthim me eksploziv. Por nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra tjetrën këto 2 operacione.