Rihapët rruga Tiranë-Elbasan, përfundojnë punimet në fshatin Ibë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 19:41
Pasditen e sotme u hap sërish aksi rrugor Tiranë-Elbasan në fshatin Ibë. Rruga u bllokua mëngjesin e sotëm në orën 08:00 në të dyja kahet lëvizëse në fshatin Ibe, pasi firma që po merret me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan bëri largimin e masivit të dheut që kishte rrëshqitur.Urdhri për bllokimin e rrugës u publikua ditën e djeshme dhe ishte parashikuar që rruga të qëndronte e bllokuar deri më datë 18 dhjetor në orën 20:00.Por firma ka punuar me rritme të shpejta dhe ka përfunduar punimet përpara afatit të përcaktuar.