Nishani-Rama bashkë në luftën antiterror: Të ekspozuar nga kjo e keqe

Shqipëria është e ekspzuar nga sulmet terroriste dhe si e tillë duhet të marrë masat për ta parandaluar atë. Një sfidë kaq e madhe ka bërë bashkë Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin Edi Rama edhe pse shumica dhe institucioni i presidencës kanë pasur shumë konflikte kohët e fundit.Në tyrezën ku ishin të pranishëm ministra të linjës si dhe kreu i SHISH dhe kryeprokurori Presidenti Nishani theksoi se është detyrë e institucioneve tona për të vlerësuar këtë rrezik dhe për të qenë të koordinuar për akte dhe veprime të përbashkëta.“Vlerësoj punën e bërë deri më tash nga të gjitha institucionet ligjzbatuese në Shqipëri. Por të jemi koshientë, po ndeshemi me praktika edhe në Shqipëri, të cilat janë praktika që e vënë edhe shoqërinë shqiptare në fokus dhe rrezikshmëri të aktiviteteve terroriste. Duke patuar parasysh faktin që Shqipëria është anëtar i NATO-s ka kontribute të drejtpërdrejta, duke pasur parasysh pozicionin gjeostrategjik dhe gjoegrafik të Shqipërisë, si një udhëkryq mes Europës , Afrikës Veriore, Azisë si një vend që është objektiv për të shfrytëzuar territorin në kuadrin e një fluksi të madh emigrimi të paligjshëm dhe për ta shfrytëzuar territorin shqiptar për të kaluar në vendet e tjera. Krahës arritjeve shumë të rëndësishme që Shqipëria ka në kontrollin e kufijve tanë, kërkohet një koordinim i vecantë i të gjitha agjencive ligjzbatuese, të policisë së shtetit dhe i policsë kufitare në radhë të parë, të agjencive të tjera të informacionit, por edhe të institucioneve të tjera partnere”Presidenti vlerësoi koordinimin mes policisë, prokurorisë dhe SHISH për fenomenin e rekrutimit në Shqipëri të luftëtarëve të huaj për në Siri, një gjë që u evidentua edhe nga kryeministri Rama si një fenomen që do më shumë vëmendje.“Shqipëria është e ekspzouar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar. Sfida e re dhe e panjohur e luftës me mercenarizmin me frymezim terrorist është edhe e jona sic është edhe e mbarë Europës demokratike. Shqipëria dhe rajoni i janë përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste të Shtetit Islamik për të luftuar në fushata terroriste në Siri apo Irak. Disa prej tyre kanë humbur jetën duke lënë fëmijët, familjet dhe shumë probleme të tjera sociale dhe të sigurisë. Unë do ti ftoja të gjithë të mos e shohim të shkëputur luftën tonë me pjesëmarrësit shqiptarë në këto fushata egërsirash terroriste nga lufta ndaj akteve të brendshme të terrorit.”Madje kryeministri theksoi se akte të tilla si sulmet me tritol kundër linjave elektrike, sulmeve me eksploziv në mes të qytetit, trafikimi i eksplozivëve janë vepra terrori."Vepra të tilla si sulmet me tritol kundër linjave të energjisë elektrike, sulmeve me eksploziv në mes të qytetit, trafikimi i eksploziveve janë krime të mirëfillta terrori. Kodi penal i konsideron si krim, me të cilat vendi është ndeshur shumë kohët e fundit. Ndërsa artikulimi i sitemit të drejtësisë ka qenë më i kufizuar për ti vënë emrin që ka, terror."edi ramaRama: Shqipëria, e ekspozuar nga terrorizmi"Samiti i NATOs që u mbajt në Uells por edhe strategjia kombëtare e vlerësojnë terorizmin si një ndër kërcënimet e kohës. Zhvillimet e fundit e kanë cuar në një nivel të ri sfidën, por edhe rrezikun e terorizmit islamik.Shqipëria është e ekspzouar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar. Sfida e re dhe e panjohur e luftës me mercenarizmin me frymezim terrorist është edhe e jona sic është edhe e mbarë Europës demokratike. Shqipëria dhe rajoni i janë përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste të Shtetit Islamik për të luftuar në fushata terroriste në Siri apo Irak. Disa prej tyre kanë humbur jetën duke lënë fëmijët, familjet dhe shumë probleme të tjera sociale dhe të sigurisë. Unë do ti ftoja të gjithë të mos e shohim të shkëputur luftën tonë me pjesëmarrësit shqiptarë në këto fushata egërsirash terroriste nga lufta ndaj akteve të brendshme të terrorit. Ndonëse fatkeqësisht nga sistemi ynë i drejtësisë në disa raste është aplikuar një politikë penale e butë dhe jo rrallë një gjuhë relativizuese e papërshtatshme përballë faktit."Rama: Sulmet me tritol, akte terroriste"Vepra të tilla si sulmet me tritol kundër linjave të energjisë elektrike, sulmeve me eksploziv në mes të qytetit, trafikimi i eksploziveve janë krime të mirëfillta terrori. Kodi penal i konsideron si krim, me të cilat vendi është ndeshur shumë kohët e fundit. Ndërsa artikulimi i sitemit të drejtësisë ka qenë më i kufizuar për ti vënë emrin që ka, terror."Rama: Krimi i organizuar dhe terrorizmi ushqejnë njëri-tjetrin"Krimi i Organizuar dhe terrorizmi janë enë që ushqejnë njëra-tjetrën. Prandaj dhe terrorizmi nuk është vetëm një cështje sigurie. Me terrorizmin duhet të përballen në vijën eparë organet e policisë, të drejtësisë, të shërbimeve inteligjente, edhe ato të ushtrisë në raste të caktuara.Përballja e tyre nuk mund të sjellë suksesin e dëshiruar nësë nuk shoqërohet nga përballja e shoqërisë, institucioneve fetare, medias, shkollës dhe natyrisht politikës.Qeveria i ka marrë masat e nevojshme të kësaj kohë ne interes të forcimit të sigurisë kombëtare dhe vecanërisht në luftën kundër terrorizmit. Në këtë aspekt mbështes konstatimin e presidentit lidhur jo vetëm me këto masa, por edhe me faktin se në këtë fushë të veprimtarisë së shtetit ka një bashkëpunim të suskeseshëm mes strukturave që u përmendën edhe nga presidenti."bujar nishaniNishani: Koordinim të institucioneve ligjzbatuese"Ky aktivitet terrorist nuk njeh kufi, cdo vend ndihet i kërcënuar. Është detyra e insiticuineve për të vlerësuar këtë rrezik të lirisë dhe sigurisë dhe njëkohësisht për të qenë të koordinuar se bashkku në kuadër të aleancave. Shqipëria ka kontribut të drejtpërdrejtë në luftën kundër terrorizmit. Kërkohet një koordinim akoma më i avancuar i të gjitha agjencive ligjzbatuese, natyrisht i Policisë së Shtetit dhe Policisë Kufitare.Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Kontigjentë nga Shqipëria gjenden në organizata terroriste ne Siri dhe Irak. Përfitoj nga rasti për të bërë një vlerësim të vecantë për një bashkëpunim midis Policisë së Shtetit, Shërbimeve të Inteligjencës dhe Prokurorisë. Rastet e përballjes e kësaj sfide janë rastet një nga shembujt më të mirë që kemi pasur edhe në koordinimin ndërinstitucional dhe ky moment na inspiron edhe më tej."