Zviceranët përfitojnë nga rritja e frangës, dynden në dyqanet gjermane
Zviceranët dynden në dyqanet gjermane për të përfituar nga rritja e frangës ndaj euros.Zviceranët i janë drejtuar qyteteve kufitare gjermane për të bërë blerjet e fundjavës, për të përfituar nga forcimi i frangës zvicerane kundrejt euros. Dyndja e blerësve erdhi pas vendimit të papritur të Bankës Qendrore të vendit për të hequr kufirin tavan të kurist të këmbimit.Pjesa më e madhe e blerësve ishin nga Bazeli, aty ku bashkohet edhe kufiri zviceran, francez dhe gjerman.Por nuk mungonin edhe nga qytetet e tjera. Linjat e transportit hekurudhor nga Zvicra në Gjermani shtuan oraret e nisjeve për shkak të fluksit të madh të udhëtarëve, të ngjashëm me atë të festive të fundvitit. Radhë të gjata maikinash kishte edhe pikat doganore.Qendra tregtare në qytetin gjerman Vail ishte më e mbushur se zakonisht. Të shtunën raportohet se shitjet u rritën deri në 50% nga ditët e zakonshme. Shitësit presin edhe më shumë fluks në ditët e ardhshme.Në pikën e këmbimit valuator njerëzit ishin vënë në radhë për të këmbëyer frangat e tyre zvicerane me euro."Euro është mjaft e lirë. Kur këmbëj paratë, kam shumë euro në dorë dhe mund të blej shumë gjëra. Rroba dhe gjithçka. Prandaj kemi ardhur këtu".Pas shpalljes së Bankës Qendrore zvicerane të premten, franga këmbehej me 0,8 euro, ndërsa të shtunën arriti menjëherë në 1 euro.Por kjo lëvizje është kritikuar nga sektori i turizmit dhe tregtisë në vend, pasi mund të nxisë largimin e parasë nga vendi./Oranews.tv/