Korçë, nis restaurimi i kishës së Ristoit, objekt i periudhës bizantine
Kisha e Ristozit në Mborje është një nga monumentet më të çmuara në Shqipëri për trashëgiminë tonë kulturore. Ajo daton në vitin 1389 dhe i përket tipit arkitektural kryq-me-kupolë.Kjo Kishë rrezikon shembjen, pasi prej 20 vitesh nuk është vënë dorë, çka ka bërë që muret e saj të çahen dhe të konstatohen lëvizje në strukturën e saj, gjë që ka sjellë dëmtimin e tamburit dhe të kupolës.Ndonëse ekziston një projekt që ka filluar zbatimin që në maj, specialistët kanë ndeshur jo pak vështirësi në terren nga gjendja e amortizuar e objektit të kultit.“ Prej muajit maj e kemi cilësuar si një prej monumenteve më të rrezikuara në rajonin e Korçës, për arsye se është një kishë që mbart vlera të paçmueshme unikale dhe daton në shek XIII fillimi i ndërtimit të saj. Duke qenë se mbart vlera shumë të rëndësishme dhe është një prej kishave biznatine më me vlera në rajonin e Korçës, ne kemi nisur hartimin e një projekti restaurues i cili ka zgjatur për arsye sepse ka pasur shumë specifika ndërhyrjeje në të dhe ka qenë mjaft e vështirë”- u shpreh drejtori i DRKK në Korçë, Gjergji Koki.Aktualisht për kishën qindra vjeçare është kryer zbulimi i kupolës dhe është bërë vlerësim i hollësishëm i strukturës për të vlerësuar të gjitha çarjet dhe plasaritjet e saj. Më pas do të realizohen një pjesë e masave për të stabilizuar konstruksionin, si përforcimi i mureve, harqeve dhe kupolës.