547 vite pa heroin kombëtar, homazhe në Lezhë në nder të Gjergj Kastriotit
Përkujtohet 547-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti. Pranë vendvarrimit të tij, janë vendosur lule dhe janë bërë homazhe. Në nderim të figurës më të shquar në historinë e shqiptarëve. Përkujtimi I vdekjes se Skëndërbeut nuk ka kaluar pa u kujtuar edhe nga Ministri I Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.Është përkujtuar në Lezhë 547-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili njihet si themelues i shtetit mesjetar-shqiptar. Ai lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468.Pranë vendvarrimit të tij, drejtues vendorë, klerikë dhe deputetë kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe në nderim të figurës më të shquar në historinë e shqiptarëve.Kreu i bashkisë Viktor Tushaj vlersoi lart figurën e heroit tonë kombëtar , i cili e ktheu Lezhën në qendër të vëmendjes.Ndërsa nuk ka asnjë reagim të politikanëve të Shqipërisë, në 547-vjetori i vdekjes së Skëndërbeut Ministri i Jashtëm I Kosovës Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se "Triumfi i Gjergj Kastriotit dhe ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi".Thaci: "Sot mbushen 547 vite prej ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, por respekti dhe mirënjohja për veprën e tij mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Jeta e tij është skalitur me shkronja të pashlyeshme në historinë e popullit tonë. Triumfi i ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi".