Familjes Balliu, mes skamjes e problemeve me shëndetin mendor/ FOTO
Familja Balliu në Bret të Krujës jeton mes mjerimit të plotë. Të sëmurë dhe pa të ardhura, 5 anëtarët e familjes nuk janë në gjendje as të kërkojnë ndihmën e shtetit. Gazetarja e Ora News, Manjola Hasa së bashku me dy specialistë të shërbimit social të Krujës ka vizituar familjen, ku është dhënë edhe një premtim për ndihmë. Reportazhi në Bret të Krujës.Kruje- Skamja dhe probleme të shëndetit mendor janë bërë bashkë në familjen Balliu në fshatin Bret.Ky fshat ndodhet jo më larg se 20 minuta nga Kruja, rruga e të cilit është e vështirë të përshkrohet me autoveturë.Por nuk është infrastruktura i vetmi problem që ndeshëm, por varfëria ekstreme që e ka bërë këtë familje të mbijetojë në këtë mjerim për dekada larg interesimit të komunitetit dhe të shtetit.Familja Balliu përbëhet nga 5 anëtarë nga 7 që ishin sepse 2 fëmijë të cilët kanë lindur me probleme mendore janë dërguar në qëndra për edukim dhe zhvillimi. Familjarët jetojnë në dy dhoma dhe varfëria lexohet që në prag të shtëpisë. Ora News iu drejtua shërbimit social shtetëror për të parë këtë rast dhe 2 specialistet e këtij shërbimi Migena Spaho dhe Ermira Gjata u treguan të gatshme të zbrisin vetë në terren.Dëshira Balliu është 35 vjece dhe skena me të cilën u përballëm kur iu drejtuam shtëpisë ishte e dhimbshme.
Ndërsa kryefamiljari Xhemali dhe bashkëshortja e tij erdhën pak minuta pasi ne kishim mbërritur në shtëpinë e tyre.[caption id="attachment_451895" align="alignnone" width="640"]
Nena e Deshira Balliut[/caption][caption id="attachment_451894" align="alignnone" width="640"]
Babai i Deshira Balliut, zbret ngarkesen me shkarpa qe ka mbledhur[/caption][caption id="attachment_451897" align="alignnone" width="632"]
Gazetarja Manjola Hasa me perfaqesues te Sherbimit Social ne shtepine e familjes Balliu[/caption][caption id="attachment_451896" align="alignnone" width="640"]
I Moshuari po fut në shtëpi një pjesë të ushqimeve që iu dhanë ndihma[/caption]Në këtë banesë historitë e dhimbshme janë të shumta. Fëmijë të lindur jashtë martesë, abuzim seksual pa persona të ndjekur kurrë penalisht e deri në gjendjen e rënduar ekonomike. Po ashtu nuk dihet se sa prej foshnjave nuk kanë arritur të jetojnë pas lindjes.Eshtë e pazakontë të dëgjosh dhimbjen mbi dhimbje të kësaj familjeje. Dërguam disa ushqime emergjente të cilat pa diskutim nuk do të lehtësonin plagën e tyre. Banorët thanë se kjo është hera e parë kur shërbimi social shtetëror shkon në shtëpinë ndërsa për këtë familje nuk janë gjendur evidencat të jenë trajtuar më parë nga ky shërbim.Migena Spaho, specialist në këtë instiucion tha se fillimisht do të behet vlerësimi dhe më pas do të gjendet një zgjidhje edhe pse në këtë rast falsim për adult të cilët ligji nuk parashikon institucionalzimin e tyre.[caption id="attachment_451899" align="alignnone" width="640"]
Punonjeset e Sherbimit Social ne familjen Balliu[/caption][caption id="attachment_451900" align="alignnone" width="640"]
Punonjeset e Sherbimit Social ne familjen Balliu[/caption][caption id="attachment_451901" align="alignnone" width="640"]
Punonjeset e Sherbimit Social ne familjen Balliu[/caption]Shërbimi social shtetëror reagoi. Prsonat janë probleme të shëndetit mendor ka nevojë për një kujdestar që të mund ti përgjigjet të gjitha nevojave . përgjjegjësi ka dhe pushtetit vendor.Tre anëtarët e familjes trajtohen nga bashkia e Krujës si persona me aftësi të kufizuar duke marrë një ndihmë prej gati 30.000 lekësh në muaj.Paratë të cilat nuk dihet se kush i menaxhon apo i shpërdoron. Administratorja sociale e bashkisë gjithashtu ishte në shtëpinë e familjes Balliu.Ndërsa kryeplaku Muharrem Kulla tha se shteti duhet të jetë ai që të marrëmasat sepse në fshat askush nuk del vullnetar për tu kujdesur ndaj kësaj familje pavarësisht edhe pagesës modeste.E ndërsa këto pamje të trishta janë një apel për të gjithë qytetarët që duan të kontojnë për të kthyer sadopak normalitet në këtë familje, shërbimi social shtetëror mundësoi që vajza e sëmurë Dëshira Balliu të qëndroj dhe të trajohet në një organizat në Shkodër.