Fier, punonjësve të ALUIZNI-t nuk iu paguan sigurimet në 2009, dëmi në buxhet 16 mln lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 22:40
Mospagesa e sigurimeve shoqërore për 55 punonjës të ALUIZNI-t do të ketë 16 mln lekë kosto për buxhetin e shtetit. Punonjësve të këtij institucioni nuk u janë paguar sigurimet shoqërore gjatë vitit 2009.Fier-16 milionë lekë të reja i kushton buxhetit të shtetit mospagesa e sigurimeve shoqërore të punonjësve të administratës së ALUIZNI- t në Fier.Drejtori i ALUIZNI-t Fier, Ervin Bushi, denoncon këtë fakt teksa thote se 55 punonjës të kësaj administrate nuk u janë paguar sigurimet shoqërore gjatë vitit 2009.Skandali i mospagesës së sigurimeve shoqërore edhe në institucione shtetërore nuk ka përfshirë vetëm administratën e ALUIZNI-t në Fier, ndërsa gjithçka do shlyhet brenda këtij viti me një fond shtesë të qeverisë.