Dritan Shano: Fatos Nano i duhet një orë e më parë socialistëve
Ekonomisti Dritan Shano, i cili ka qenë dy herë shef kabienti i qeverisë së Fatos Nanos dhe zëvendës ministër në këtë qeveri mendon se episodi i Edi Ramës në krye të PS duht të jetë sa më i shkurtër.I ftuar në studion e Jamais Vu të Ora News përballë gazetarit Mustafa Nano, Shano tha se Fatos Nano eshtë europeisti i parë dhe i fundit në PS dhe i duhet një orë e më parë socialistëve. (Ndiqni emisionin Jamais Vu. Përgjigjja e Dritan Shanos për Fatos Nanon në minutën e 49 të emisionit) Dritan Shano: “Miku im Fatos Nano. Është europeisti i parë dhe i fundit në PS. Pas tij nuk ka më njerëz të tillë. PS pas Fatos Nanos është tkurrur dhe ka marrë pamjen e Partisë së Punës që qeveriset nga 4-5 veta. Të tjerët janë të gjithë figurantë të mos i gënjejë mendja se kanë ndonjë rol tjetër.Unë jam dëshmitar i stilit të qeverisjes dhe nuk më kanë shkaktuar asnjë problem nga thumbat e Fatos Nanos. Njerëzit që preken nga thumbat është i pasigurtë në vetvete, dhe më mirë është që të mos i kesh miq. Mirëpo kjo është shumica. Ai u rrethua nga një shumicë e tillë dhe I vetmi person që ka paguar disa çmime rresht në atë dhe prej atij formacioni politik është Fatos NanoMustafa Nano: Mendoni se ai po e vuan faktin që është jashtë skenës politikeDritan Shano: Fatos Nano e përjeton qetësisht. Nëse do vendoste të rikthehej kam bindjen se gjen forca të rikthehej dhe do të gjente argumente për të bindur popullatën.Fatos Nano i duhet PS një orë e më parë. Episodi i Edi Ramës në krye të PS duht të jetë sa më i shkutër sepse jo vetmë po dëmton gjithë shtetin shqiptar dhe atë formacion politik por po ngadalëson dhe evoluimin e PD-së në vetvete, sepse nuk po jep forcën e duhur evoluimit të mendimit dhe krijimit të një identiteti më të fortë por po amplifikon zërat protest me performancën e tyre.Rama s'ka fare burreshteteriKur në ekran u shfaq një foto e Edi Ramës. Dritan Shano tha: "Në këtë foto shoh Edin që ka qenë një ‘Aladin’ i fjalës së lirë, mjaft efikas në shoqërinë civile dhe i këndshëm në shoqëri. Në këtë foto shoh dhe Ramën që ka 13 vjet në pushtet. Nuk i harroj 3 mandatet si kryebashkiak. Mendoj se ka bërë më shumë dëme në Tiranë se sa punë të mira. Nëse do ta klasifikoja do të thosha se në këto dy vjet si kryeministër nuk ka fare burrështetëri. Po merret gjithë kohës me performancën artistike. Premtimet e tij janë shumuar. Rama ka krijuar një surealizëm politik. Megjithatë i ka të gjitha mundësitë të rregullojë gjithçka në pjesën e mbetur të qeverisjes”.Duke folur për investimet e huaja ai tha se vendi ynë mbetet i pabesueshëm për investitorët pasi jemi ne ata që ndryshojmë sipas qejfit kushtetutën dhe ligjet fiskale. “Ne jemi të rinj në ekonominë kapitaliste dhe kemi një të kaluar osmano-komuniste ku gjithmonë kemi pritur një urdhër nga lart”, tha Shano.Emisione te tjera te JAMAIS VU Oranews.tv