Debitorët e energjisë, 28 shkurti afati i fundit për pagesën
Nuk do të ketë datë të dytë për falje me 80% të kamatëvonesave apo detyrimeve të tjera ndaj OSHEE. Për të gjithë debitorët limiti është 28 shkurti i 2015. Drejtori i OSHEE Ardian Cela u bëri thirrje qytetarëve të nxitojnë për të bërë pagesat apo për të lidhur kontratat me OSHEE në të kundërt masat dhe penalitetet do të jenë të pakursyeshme.“Dua t’i bëj thirrje që të shpejtojnë , sepse deri në datë 28 shkurt mbaron ky afati që i ka dhënë qeveria dhe kompania, pas kësaj date nuk do të ketë një mundësi të dytë “, tha Çela.Por edhe ministria e Mirëqnies Sociale dhe Rinisë ka vendosur afatet e saj për të gjithë biznesin që nuk ka paguar sigurimet e punonjësve. Ndërsa shprehu regaimin e institucioneve publike të cilët kanë nisur të shlyejne debinë e kontributeve, Ministri Veliaj tha se kompanitë private do të kenë kohë deri në 15 shkurt për të derdhur në ISSH kontruibutet dhe për të siguruar punonjësitë.“Debia buxhetore është sa 1/5 e borxhit total; 4/5 janë debi nga rreth 50 kompani të mëdha, të mesme, e të vogla. Të gjitha këto kompani do të marrin nga një letër të detajuar, nëpërmjet të cilës do t’u kërkojmë që brenda datës 15 shkurt të paguajnë të paktën principalin”, tha Veliaj.Deklarata Minsitri Veliaj dhe kreu i OSHEE Çela i bënë gjatë një nënshkrimi të një marrëveshjeje institucionela që i hap rrugë shkollave private të bëjnë praktikat dhe të punësohen inxhininerë pranë OSHEE. Kjo sepse punonjës më të rinj si inxhinerë teknik, elektrik apo inxhinier të minierave janë mbi 50 vjec deri në 67 vjec. Në këto kushtet OSHEE dhe ministria e Mirënqëies Sociale do të shpallë 1500 vende vakante nga ku do të marrin pjesë në konkurs për të fituar vendin e punës shkollat me këtë profil në të gjithë Shqipërinë.