Premtimet e Berishës në Lushnje, Rama:Pse si bëri këto që thotë në 8 vjet
Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në Lushnje.Në një mesazh në profilin e tij, kryesocialisti Rama ka ironizuar premtimet e kryeministrit gjatë bashkëbisedimit me fermerët dhe qytetarët e Lushnjes.Në kopjen e tij të Lushnjes sot çështja mbetet ku që KM 8 vjet?Pse si bëri këto që thotë tani?Sepse s`pati as ide as aftësi. Dikush shton sepse s`pati as dëshirë tjetër veç pasurimit të oborrit të tij! Shqipëria e rrënuar nga keqqeverisja flet vetë.Koha për të ikur” shkruan Rama.Ndërkohë Rama i është referuar sërish takimit të organizuar në Elbasan për shëndetësinë duke e cilësuar atë si shumë të veçantë.“Patëm një konferencë të plotë për ndryshimin me themel që do sjellim në shëndetësi!Publiku i veçantë në pjesëmarrje e vëmendje.FLM” ka shkruar Rama.