FSHZH-ja ndërton rrugën Gramsh-Kodovjat

13 mijë banorë të komunave malore të rrethit Gramsh tashmë do ta kenë më të lehtë të lidhen me qendrën e rrethit.Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci u shpreh se me përfundimin e këtij segmenti rrugor banorë të kësaj zone do të qarkullojnë në kushte normale transporti, duke lehtësuar lidhjen me shërbimet arsimore, shëndetësore, dhe tregjet.Rruga Gramsh - Kodovjat 13.4 km e gjatë, tashmë e përfunduar është një tjeter investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili lidh 4 komunat Kodovjat, Pishaj, Kukur dhe Lenie me njëra - tjetrën dhe me aksin nacional Gramsh - Elbasan.Rruga e re ka një gjërësi asfalti që varion nga 5 - 6 m dhe dy bankina nga 0.75 m. Ajo është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastruktures.