Burg për grupin e kokainës, avokati i Hoxhës: Ermali, taksist i kolumbianëve.I papunë dhe pa shtëpi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 nga 9 të akuzuarit për trafik ndërkombëtar kokaine. 4 të tjerët do të dalin nesër.I pari që ka dalë para togave të zeza ka qenë Ilir Hyseni, ku gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për “arrest me burg” edhe pse avokati mbrojtës i Hysenit, Stefan Topalli, kërkoi masë më të butë për klientin e tij.Masa e sigurisë "arrest me burg" është dhënë dhe për dy kolumbianet Cezar Avila dhe Valther Moreno, nipin e ish-diktatorit Ermal Hoxha dhe Kastriot Imerin.Avokati i Hoxhës ka deklaruar gjatë seancës se arrestimi i klientit të tij është paligjshëm pasi nuk ka prova që e inkriminojnë.“Është e vërtetë që Ermal Hoxha është parë me dy kolumbianët, por ka qenë taksist i tyre. Hoxha është i papunë dhe pa shtëpi të pavërteta ato që thuhen për të. Arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova që e inkriminojnë”.(Video: Deklarata e plotë e avokatit të Ermal Hoxhës)Nesër do jepet masa e sigurisë për 4 të pandehurit e tjerë Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku.Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për “arrest me burg” për 9 të arrestuarit që u vunë në pranga pas zbulimit të laboratorit të përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.9 të arrestuarit janë të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e lëndës narkotike kokainë nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.Personat e arrestuar dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprave penale të "trafikimit të narkotikëve", të mbetur në tentativë, "prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope, "prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve", "mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike" si dhe "grupit të strukturuar kriminal".Ndërkohë, dy prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".Në bazë të të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë "Arrest në burg" për personat.Pas arrestimit iu hoqën prangat edhe Egest Dankësit, dhe Fatmir Hoxhës duke e çuar tashmë numrin e të arrestuarve në 9, 7 shqiptarë dhe 2 kolumbianë.Ndërkohë mësohet se dy kolumbianët e kapur në laboratorin e drogës nuk ishin ilegalisht në Shqipëri.Ata rezultojnë të kenë hyrë në datën 14 nëntor 2014 nëpërmjet doganës së Kakavijës shoqëruar nga një shtetas shqiptar me inicialet A.GJ, që drejtonte një makinë me targa shqiptare.Të arrestuarit1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.2. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .3. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .4. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .5. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.6. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.7. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi8. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .9. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.