"Mirënjohje e Qytetit" të Shëngjinit për eurodeputeten Doris Pack
Eurodeputetja Doris Pack është nderuar me titullin "Mirënjohje e Qytetit" nga Komuna e Shëngjinit. Ky vlersim i referohet kontributit që zonja Pack ka dhënë në proçeset integruese të Shqipërisë si dhe mbështetjen e treguar ndaj vendit tonë .Në fjalën e saj eurodeputetja konfirmoi mbështetjen e PE për Shqipërinë dhe theksoi se shqiptarët shumë shpejt do t’ia dalin në rrugën drejt BE.“Shengjini ishte një qytet i panjohur, por në të ardhmen unë do të jem këtu, pasi ky qytet meriton të jetë pjesë e europes. Qasja e Shqipërise drejt bashkimit europian është mjaft e mirë, dhe ndonëse si ne çdo vend tjetër asgje nuk është përfekte, por shqiptarët do dinë tia dalin. Deputetet e Parlamentit Europian kanë qenë tejet të angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë ne rrugën e sajë, një mbështetje që u është dhënë dhe do tu jepet në vazhdimsi edhe nga gjermania e kancelarja Merkel”, tha PackKreu i komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj e ka cilësuar këtë ditë një ngjarje të veçante për qytetin e vogël të Shëngjinit, pasi ky vlersim është vetëm një shenjë mirenjohjëje për mbështetjen e pakursyes të zonjes Pack për çështjet e shqiptarëve.Në ceremonin për dhënien e titullit Eurodeputetes Doris Pack merrnin pjesë autoritete të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, duke vlersuar në këtë mënyrë rolin e çmuar që Pack ka luajtur edhe për çështjen kosovare.