Këmbimi valutor, Euro rritet ndaj Lekut

Monedha europiane rikthehet në pozita të forta kundrejt lekut shqiptar.Në kursin e këmbimit valutor një euro është shkëmbyer me rreth 140 lekë një vlerë e konsideruar mjaft e lartë  kundrejt  një monedhe vendase.Prej disa kohësh euro është shkëmbyer me rreth 2 pikë më pak duke qëndruar në vlerën e 138 lekëve.Monedha europiane nuk njohu dobësim as në perudhën e festave ndërkohë që prej disa muajve ka pasur vetëm një tendencë drejt rritjes.Ekspertët e shpjegojnë pozicionimin e euros në këtë vlerë edhe me faktin se ka pak monedhë europiane në qarkullim si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë botën.Forcimi i monedhës europiane kundrejt lekut shqiptar është i dëmshëm për ekonominë tonë për disa faktorë.Bankat e nivelit të dytë në vend japin  kredi në monedhën europiane duke bërë që qytetarët të paguajnë më shumë interesa.Gjithashtu edhe qeveria dëmtohet pasi paguan më shumë për borxhin e jashtëm.Forcimi i euros prek edhe xhepat e qytetarëve të thjeshtë sidomos në këtë periudhë ku në tregjet tona mbizotëron mall i importit  si rezultat i mungesës së prodhimit vendas për të cilin ata detyrohen që të paguajnë më shumë.Të vetmit  që përfitojnë janë eksportuersit pasi e blejnë mallin  me lekë dhe e shesin me euro. Euro që prej disa muajve qëndron në këtë nivel i cili prej ekonomistëve përcaktohet s i lartë kundrejt  një monedhe vendase dhe pritet që të vazhdojë me këtë trend edhe për disa kohë.