Gjermania i mbyll dyert shqiptareve që kërkonjë azil. Brenda vitit njihen pensionet
Edhe nje here tjetër Gjermania i mbyll dyert shqiptarëve që kërkojnë azil. Seketari i Përgjithshëm për shtetin gjerman Jorg Asmussen, deklaroi nga Tirana se shanset që shqiptarët të përfitojnë azil në Gjermani janë zero."Ne duam të jemi një vend i hapur për politikat e refugjatëve, por nëse shqiptarët udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe kërkojnë atje të drejtën për azil, sic kemi parë të ndodhë kohët e fundit, fatkeqësisht shanset ta fitojnë këtë të drejtë janë zero. Dua te jem shume i qarte ne kete pike pasi politikat e emigracionit jane çelsi ose pika kryesore e nje vendi, por jo per qytetaret shqiptare. menyra me e mire per ta qe te qëndrojnë në Gjermani është shkollimi ose punësimi".Në të njëjtën linjë për kërkesat e azilantëve shqiptarë ishte edhe Ministri i Çështjeve Sociale dhe Rinise.Ministri Veliaj theksoi se Shqipëria dhe Gjermania pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e pensioneve ne te dy vendet.“Zyrtarisht negociata e parë do të nisë në Tiranë më datën ë, ku ekipi i ministrisë së Assmusen do të jetë në Shqipëri për të nisur negociatat për pensionet. Do të pasohet nga një negociatë në Gjermani dhe me shpresë së do të kemi një vizitë kthimi brenda këtij viti për të firmosur dhe për t’i dhënë zyrtarisht shqiptarëvë që jetojnë në Gjermani, por edhe gjermanëve që jetojnë në Shqipëri mundësinë e njohjes së përbashkët të pensioneve”, tha Veliaj.Sa i përket hapjes së dosjeve në Shqipëri sipas modelit gjerman, ministri Veliaj tha se ky veprim krijon transparencë dhe një shoqëri më të mirë. Ndërsa zyrtari gjerman tha se vendi i tij përfitoi nga bërja e transparencës për çfarë kishte ndodhur gjatë diktaturës edhe pse procesi ishte i dhimbshëm.