Berlin, Merkel në manifestimin për të promovuar tolerancën fetare
Berlin-Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Joachim Gauck ishin në frontin e 6 mijë personave të mbledhur në Berlin nga grupet myslimane për të promovuar tolerancën dhe lirinë fetare në vend.Merkel, Gauck dhe kreu i Këshillit mysliman Aiman Maziek u përkulën para një memoriali me lule në afërsi të ambasadës franceze në kujtim të viktimave të Parisit. Tubimi u organizua nga Këshilli Qendror mysliman i Gjermanis dhe organziatorët deklaruan se qëllimi i tij është të dënojë sulmet terrosite në Paris dhe të tregojë solidaritetin me 17 viktimat e pafajshme.Por kuptohet që ky aktivitet është edhe një përgjigje për protestat e djeshme në Dresden, ku 25 mijë persona morën pjesë në mitingun anti islamizimit.Gjithashtu të hënën u mbajtën edhe demonstrata të mëdha anti-Pegida në qytete të tjera gjermane. Aktiviteti u mbajt jo ratësisht në Portën e Brandenburgut, pikërisht në vijën ndarëse mes Lindjes dhe Gjermaninë Perëndimore, ku bashkë me politikanë të lartë të Gjermanisë, morën pjesë edhe udhëheqës të krishterë dhe përfaqësues nga Këshilli Hebraik . Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani dhe komuniteti turk në Berlin brohorisnin në miting shprehjen, "le të qëndrojnë pas çdo kujt, jo terrozirëm nën emrin tonë".Më herët, një ditë pasi deklaroi se islami është pjesë e Gjermanisë, kancelarja angela merkel tha se Gjermania do të përdorë të gjitha mjetet e saj kundër intolerancës. Merkel tha se ka predikues të urrejtjes dhe gjithashtu njerëz të dhunshëm që përdorin fenë për axhendën e tyre abuzive, duke shtuar se shembulli më i keq është ai i Parisit.Merkel deklaroi qartë dhe prerë, se ksenofonbia, ektremiszmi, racizmi dhe dhuna nuk kanë vend në Gjermani. Duke theksuar se tashmë njerëzit jetojnë me frikë, kancelarja gjermane tha se Gjermania është kundër cdo gjejë që vë në pikëpuetje vlerat europiane.