Tjetër gazetë kërcënohet në Francë: “Le Canard Enchainé” tani është radha juaj

Francë-Pas revistës satirike “Charlie Hebdo”, një tjetër gazetë francezë është kërcënuar. ‘Le Canard Enchainé’ është po ashtu një gazetë satirike në Francë, e cila ka marrë një mesazh kërcënimi nga persona të pa identifikuar.Lajmi për kërcënimin e ‘Le Canard Enchainé’ është bërë i ditur nga vetë stafi. Sipas drejtuesve, ata dhe stafi i tyre kishin marrë kërcënime për jetën.“Tani është radha juaj”, thuhej ne mesazhin kërcënues ndaj gazetës ‘Le Canard Enchainé’.Pas kërcënimit të gazetës policia ka shtuar sigurinë në redaksi, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.