Qeveria përgatit paketën ndihmëse për industrinë kimike e plastike
Nis përgatitja e një pakete mbështetëse për industrinë kimike dhe plastike. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj me disa përfaqësues të kësaj industrie deklaroi se synimi i kësaj pakete do të jetë rritja e investimeve dhe numurt te të punësuarve.Ministri Ahmetaj theksoi rëndësinë që së bashku me ministrinë e Mjedisit të qartësohet rishikimi i listës së importit të mbetjeve në mënyrë që të arrihet të importohet lënda e parë për industrinë kimike dhe plastike.“Të bëjmë një paketë edhe për industrinë tuaj, e cila besoj do të jetë më modeste se paketa e industrisë fason, por do të realizojë të njëjtin qëllim.Grupi i punës ka një prezantim me 12 pika. Unë dua që së bashku me ministrinë e Mjedisit, të kemi një qartësi për rishikimin e listës së importeve të mbetjeve, në mënyrë që të arrijmë të lejojmë importimin e asaj që ju e përdorni si lëndë të parë.Pikat e tjera do të shqyrtohen një nga një, me institucionet e tjera, pasi janë gati 15 institucione që përfshihen, do të ndjekim të njëjtën praktikë si me paketën e manifakturë”, tha Ahmetaj.Përfaqësuesit e industrisë kimike dhe plastike shprehën vlerësimet e tyre për nismëm e ndërmarrë nga ministria, ndërkohë që bënë edhe propozimet përkatëse.