Video e re e ISIS, një fëmije 10 vjeç vret 2 të burgosur (VIDEO)

Ky fëmijë, i cili nuk është më shumë se tetë ose 10 vjec, qëllon me pistoletë dy të burgosur. Me flokë të gjatë, I veshur me pantallona me ngjyra ushtarake dhe bluzë të zezë, fëmija qëllon me ftohtësi drejt dy perosnave të prangosur.Video është publikuar nga shteti islamik dhe tregon qartë jo vetëm propagandën e egër të militatëve islamikë, por edhe përdorimin e fëmijëve në aktet e tyre barbare.Pasi një i rritur shpall dënimin me vdekje me argumentitn se dy të burgosurit janë spiunë rusë, djali i kryen ekzekutimin. Materiali filmik mbyllet me shprehjen e djalit të armatosur, që thotë: vrava të pafetë, do të bëhem Muxhahid.Video duket origjinale, dhe protagonistët e ekzekutimit duket se janë elementë të kolonës çeçene, shumë aktive brenda shtetit islamik. Është ky pra prodhimi i fundit i lëvizjes, përhapur përmes webit Hayat Media Center.Në shtatë minuta e gjysëm rrefehet edhe historia e të burgosurve, të cilët detyrohen të japin detaje mbi aktivitetin e tyre kundër xhihadistëve. Agjendët thonë se janë rekrutuar nga shërbimet secrete ruse dhe më pas janë infiltruar në Siri dhe Turqi për të mbledhur informacion mbi rebelet dhe liderët e tyre.Viktimat tregojnë edhe kontaktet me të tjerë agjentë në turqi dhe një shtëpi të sigurtë afër një aeroporti. Ata thonë se janë paguar për shërbimet e tyre, por në fund njëri prej tyre u bën apel të gjithë agjendtëve të tjerë të pendohen dhe të mos bëjnë më një gjë të tillë.Video është propaganda e radhës e shtetit islamik, i cili kërkon të përcjellë mesazhin se këta janë luanët e vegjël në shtetin islamik, luftëtarët e të ardhmes. Ndërkohë përdorimi i fëmijëve në akte të tilla barbare është metodë jo vetëm e shtetit islamik, por edhe grupeve të tjera terroriste si Boko Haram etj.