Ukrainë, autobusi sulmohet me raketë, vdesin 10 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2015, 18:26
Ukrainë-Dhjetë persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një raketë ka goditur një autobus në lindje të Ukrainës.Incidenti ka ndodhur në një postbllok të ushtrisë së Ukrainës, pranë qytetit Volnovakha, i cili ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të Donjeckut, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë.Ushtria ka thënë se civilët janë vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga raketa Grad.Disa raporte thonë se autobusi ka bartur civilë nga qyteti i Mariupolit.Luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar së fundi, pavarësisht armëpushimit të arritur në shtator.