Papa Françesku nis vizitën në Sri Lanka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2015, 08:16
Papa Françesku ka mberritur në Sri Lanka, në ndalesën e parë të turneut të tij gjashtëditor në Azi.Në Kolombo, ai ka kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të ndiqet e vërteta.Kjo është vizita e parë papale në Sri Lanka qe prej perfundimit te luftës civile në vitin 2009.Në Sri Lanka, rreth 70 për qind të popullsisë e përbëjnë budistët, 13 për qind hindusët, 10 për qind myslimanët dhe 7 për qind katolikët.Më 15 janar, Papa Françesku do të udhëtojë për në Filipine.