Lezhë, qytetarët: Prerja e pemëve në qendër të qytetit, masakër mjedisore

Lezhe-Masakër mjedisore ne qendër të qytetit. Kështu e konsiderojnë qytetarët lezhjanë prerjen e pemëve dhjetra vjeçare dhe prishjen e lulishtes, për tu betonuar më pas.Ky veprim është kryer nga Bashkia, pasi është pjesë e projektit të ri për qendren e qytetit.Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se vendi ku ishte lulishtja, është pjesë e projektit që po zbatohet nga Qeveria Shqiptare për qendrën e qytetit. Një investim që ka nisur në muajin tetor të vitit që lamë pas.