Berisha në Lushnje: Reformat, histori suksesi

Kryeministri Sali Berishaka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët dhe fermerët e  Lushnjes ku ka paraqitur arritjet që ka bërë vendi gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në shëndetësi, arsim, infrastrukturë etj.Në fjalën e tij, kryeministi Berisha theksoi se qeveria ka mbajtur premtimet e bëra 4 vite më parë  ndërsa ka garantuar se qeveria do të vijojë me reformat për të garantuar mirëqënien e qytetarëve."Erdha sot tek ju me qëllimin më kryesor të dëgjoj vërejtjet sygjerimet, opinionet, mendimet tuaja për projektin e 4-viteve që vijnë Lushnja e zhvilluar, Lushnja europiane. Ne vimë pasi nga viti 2005 e deri më sot ne kemi arritur së bashku ndryshimet m të thella në historinë e këtij vendi. Ne së bashku arritën që Shqipërinë ta anëtarësojmë në NATO, që sot të lëvizim të lirë në mbarë Europën,  arritëm që në kohën e krizës më të thellë Shqipëria të mbetet e papërfshirë nga kriza dhe të mos njohë recesionin, arritëm të mbledhim nga taksat 9.2 miliard se qeveria e mëparshme në 8 vite ” tha Berisha.Ai ka shtuar se qeveria ndërmorri projekte nga më ambiziozet për ndërtimin e rrjetit rrugor, projekte të cilat sipas tij u cilësuan si gafë nga opozita."Pikërisht nga kjo sallë, në Lushnje, në 2005-ën, kur unë ju deklarova se të asfaltoja 6 mijë km rrugë rurale, kundërshtarët tanë u tallën, përqeshën, e quajtën këtë gafë se sipas tyre, Shqipëria as nuk i kishte 6 mijë km. Por, ata nuk morën mundimin të hynin në “Google” e të shihnin se Shqipëria ka 18 mijë e 300 km rrugë. Ne asfaltuam, ndërtuam e rikonstruam mbi 10 mijë km rrugë e ndërkohë u zotuam të mbështesim arsimin dhe shëndetësinë. Mësuesit sot paguhen 100-150 % më shumë se në vitin 2005; mjekët dhe infermierët, 130-160% më shumë. Ne premtuam se për fermerët do të bëjmë gjithçka dhe në këto 8 vite, investimi ynë kryesor u bë në Shqipërinë rurale.  Rreth 1300 shkolla u ndërtuan, qindra sisteme kanalizimesh, u hap turizmi. Nëse në vitin 2005 kishim 300 mijë turistë,” deklaroi Kryeministri, ndërsa shtoi se vitin e kaluar në Shqipëri ishin 4.7 milionë turistë dhe vizitorë.Kryeministri Berisha theksoi më tej se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë qënë një histori suksesi ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të vijuar me suksesin e tyre."Ne kemi prirje t`i korrigjojmë gabimet dhe të mos i përsërisim gabimet tona. Nga dita që nisa konsultat dhe deri më datën 23 Qershor ju dhe vetëm ju do të jeni kryeministri im” shtoi kryeministri.I pyetur se përse nuk cilësohet si festë kombëtare 21 Janari, mbledhja e Kongresit të Lushnjes  kryeministri Berisha theksoi se ditët e pushimit nga festat rëndon në sipërmarrjen private."Të flasim haptas, Kongresi i Lushnjes e meriton 100% të jetë festë kombëtare, por dhe kjo nuk ka pengesë për të ndodhur, por i vetmi problem për ne është që fatkeqësisht jemi të detyruar të kemi festa ndërkombëtare më shumë se të tjerët. Mirëpo ditët e shumta të pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private, jopublike. Ne do e shqyrtojmë me shumë vëmendje dhe do gjejmë një zgjidhje. Sepse ngjarja është absolutisht mrekullia shqiptare.Është bërë një përpjekje e madhe në ato data ndaj meriton ta vemi në piedestal. U la në hije se aty kishte luajtur një rol thelbësor Zogu, që kishte pjesë të rëndësishme si ministër i Brendshëm. Enver Hoxha e vështroi gjithë këtë në këtë konteskt. Por shqiptarët e kanë të qartë se kjo është ngjarje më madhore në historinë tonë kombëtare”shtoi Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të vijojë me dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politik ndërsa nuk la pa sulmuar edhe opozitën se po e përdor këtë shtresë.“Kam biseduar me përfaqësues të kategorisë së ish-të përndjekurve politikë.  Gjatë rrugës hasemi me vështirësi për shpërblimin e ish-të përndjekurve, por ndërhyhet me ligj.  Shpërndarja e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurve po vazhdon do përshpejtohet. PD do të vazhdojë të zbatojë vendimin si një kontratë e pashkelshme me ish-të përndjekurit por  nuk kanë moral të flasin ata që 8 vjet nuk dhanë asnjë fond për ish-të përndjekurit. Sa i përket eksponentëve që ulen pranë tyre unë them se ata nuk treguan asnjë instres për martirët e gjallë të cilët janë sot të burgosurit dhe të përnjekurit politik” tha Berisha.