Hana:Shëndeti i popullatës po përdoret për qëllime elektorale

Gjatë analizës vjetore Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i kundërpërgjigjet kreut të opozitës në lidhje me heqjen e kontributeve.Sipas drejtoreshës së Përgjithshme Elvana Hana sistemi shëndetësor po përdoret për fushatë. Sipas Hanës heqja e kontributeve është një farsë ndërkohë që sistemi shëndetsor po funksionon pozitivisht."Në një moment të rëndësishëm parazgjedhor, shëndeti i popullatës po përdoret për qëllime elektorale.  Partia Socialiste kërkon të zhbëjë një punë të madhe të bërë nga qindra specialistë dhe disa qeveri të majta e të djathta, si dhe nga shumë institucione prestigjoze që kanë punuar së bashku me specialistët shqiptar si BB, USAID etj që nga 1995 e këtej, të cilët e kanë parë ndryshimin në atë kohë si domosdoshmëri të një sistemi që kishte 50 vjet që nuk gjeneronte cilësi në sistemin shëndetësor. Fokusi i skemës së rimbursimit janë kategoritë në nevojë. Konkretisht Kategoria e Pensionistëve që zë rreth 45% të shpenzimeve të rimbursimit, ka një rritje prej 460 milionë lekë ose 14.8% në krahasim me vitin 2011” tha Hana.Sipas ISKSH-së  gjatë 2012 ka pasur një zgjerim të skemës së sigurimeve ndërkohë që në mars do të hyj në fuqi edhe ligji i ri ku parashikohet që pacientët të përfitojnë shërbime edhe në privat.