Kuçovë, dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos gruan

Një krim i dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kuçovës ku dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe vjehrrën, ndërsa ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "1 Maji" të këtij qyteti, ku autori i ngjarjes Riza Latifi ka qëlluar për vdekje me armë vjehrrin e tij Rexhep Muço 67 vjeç, ndërsa ka qëlluar me mjete të mprehta vjehrrën e tij Vasilika Muço 65 vjeç dhe gruan e tij Ëngjëllushe Latifi 43 vjeç.Menjëherë nënë e bijë janë çuar në spitalin e Beratit, ku menjëherë i janë nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjikale, por si pasojë e plagëve të rënda në bark, Vasilika Muço nuk ka mundur të mbijetojë.Burime spitalore thonë se Ëngjëllushe Latrifi është në gjëndje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Sipas ekspertizës mësohet se autori ka plagosur në kokë bashkëshorten e tij duke e goditur me gotë në kokë, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda, ndërsa gjatë grindjes së krijuar nga ana e autorit është hedhur edhe lëndë plasëse, por nuk është specifikuar ende lloji i saj.Blutë e Beratit thonë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes çiftit Latifi i cili ndodhej në proces divorci.Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.