Gjermani, ribotoi karikaturat e 'Charlie Hebdo', digjet gazeta 'Morgenpost'

Gjermani-Gazeta  gjermane “Morgenpost” në qytetin verior të Hamburgut u bë pre e një zjarrvënie pasi kishte ribotuar karikaturat e Muhamedit nga gazeta franceze satirike Charlie HEBDO.Fatmirësisht policia bëri të ditur se nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.Disa persona qëlluan me gurë xhamat e godinës dhe hodhën një shishe me benzinë. Menjëherë shkuan forcat e zjarrfikësve për të vendosur nën kontroll zjarrin, kurse policia nisi punën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.Ndërkaq, dy persona sulmuan të mërkurën në Paris redaksinë e revistës satirike "Charlie HEBDO" dhe vranë  dymbëdhjetë persona.