Bojkoti i zgjedhjeve? Raportuesi i PE-se: Basha, burrë i zgjuar s'më ka folur për të, por vendimi është i lirë

Raportuesi i PE për Shqipërinë Knut Flenckeinstein thotë se në Shqipëri nuk ka ardhur si albitër as si mësues.Ai bën apel për ndryshim të kulturës politike në mënyrë që të realizohet një klimë besimi shprese e bashkëpunimi, ndërgjegjësim dhe angazhim më të madh të shoqërisë civile por dhe  dëshirën e Brukselit se çdo parti duhet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.  "Nuk kam ardhur si albitër"është fjalia që Flenckeinstein e përsëriti më shumë se 2 herë në konferencën për shtyp të zhvilluar paraditen e sotme tek Zyrat e BE-së.Flenckeinstein ne konference per shtypBasha, burrë i zgjuar s'më ka folur për tëI pyetur në lidhje me një bojkot të mundshëm për zgjedhjet vendore, pasi opozita nuk e njeh hartën elektorale, raportuesi i KE-së thotë se Basha është burrë i zgjuar dhe nuk i ka folur shumë për këtë por i takon PD të vendosë nëse do të marrë pjesë apo jo. Megjithatë PE dëshiron që çdo parti të marrë pjesë në  zgjedhje.Flenckeinstein: “Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë për këtë çështje. Dhe siç thashë nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje është vendim i lirë, i tyre. Kam dëgjuar se legjislacioni apo çështja e ligjit fut në lojë gjykatën Kuishtetuese. Mendoj se ajo është shprehur mbështetur në bindjet e saj, dhe unë personalisht nuk mund të jem më i zgjuar se Kushtetuesja. Më lejoni të shtoj se shpresoj se të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje" tha ai.S'jam arbitri as mësuesi juaj. Ndryshoni kulturën politike  Flenckeinstein :  “Nuk kam ardhur si albitër as si mësues. Nëse më shikoni kështu është mënyra e gabuar. Unë dua të mbështes nevojat e Shqipërisë për realizimin e reformave dhe suksesin e tyreDuhet të realizoni 3 sfida:- Forcimin e shtetit të së drejtësi- Ndryshimit të kulturës politike në mënyrë që të realizohet një klimë besimi shprese e bashkëpunimi- Më shumë bashkëpunim me shoqërinë civile"Statusi për Shqipërinë, një gabim nëse PD do do të vazhdonte bojkotinPremtuese se qeveria ka nisur të zbatojë ligjet, por të veprohet në mënyrë të ligjshme gjithashtuFlenckeinstein :   Ajo çka kam parë është vërtet premtuese: Qeveria vërtet ka nisur të zbatojë ligjet por ndërsa është mirë të zbatohen ligjet është e rëndësishme të veprohet në mënyrë të ligjshme gjithashtu.5 Prioritetet e rëndësishme për integrimin :Reforma në administratëReforma në gjyqësorLufta kundër krimit e korrupsionitMbrojtja e të drejtave të njeriutLiria e MediasS'ka afat kohor për ne BE. Integrimi jo për hatër të Merkel por sepse besoni ne te Flenckeinstein : Ky proces mund të jetë i sukseshëm kur të fitojmë një shumicë të gjerë të sigurisë e cila dëshiron të jetojë një shoqëri që ka vlerat për të cilat flasim gjithë kohës. Nuk ka afat kohor. Ka një listë gjërash që duhet të përmbushni. Nuk është çështja t’i bëni një nder zotit Merkel, apo Hollande, por pyetja është se nëse kemi një panoramë të njëjtë ku duam të rrisim fëmijët tanë. I takon politikanëve, shoqërisë civile të nxisë, e të shtyjë politikanët për të transformuar këtë vend duke thënë se duam të jetojmë në BE.Apeli per shoqerine civile: Mos i lini gjërat në dorë vetëm politikanëveFlenckeinstein: Mos i lini gjërat vetëm në dorë të politikanëve. Për të përmbushur kriteret nga 1-5 do të jetë shumë herë më e thjeshtë nëse bëni një diskutim të gjerë në vend. Liria e medias është domosdoshme”Procesi i integrimit europian nuk mund të përmbushet gjatë mandatit të një qeverie të vetme.  As vetë BE nuk është ndërtuar brenda një nate por gjatë 5 dekadave. Shqipëria nuk do ti duhen 5 dekada por dimë që është një proces afat gjatë për këtë arsye është e rëndësishme që grupimet poltike të punojnë bashkarisht.Politikanët duhet tu shpjegojnë qytetarë se çfarë forme kanë reformat, si duhet të realizohen dhe trajtën e procesit të integrimit, çfarë i sjell atyre integrimi dhe çfarë duhet të bëjnë të kontribuojnë. Forcimi i shtetit të së drejtës është një nga gjërat më të rëndësishme.Raportuesi i PE-së ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme ku ka zhvillur një sërë takimesh me krerët e shtetit dhe të politikës, para hartimit të raportit për Shqipërinë.Oranews.tv