Hague viziton javën tjetër Prishtinën, mbështet dialogun

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, do të qëndrojë javën e ardhshme në Prishtinë dhe Beograd për t`i dhënë mbështetje nisjes së një dialogu të nivelit të lartë, që do të mundësojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Kryediplomati britanik do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës e Serbisë, nga të cilët do të kërkojë “nisjen urgjente të dialogut”, theksojnë mediat kosovare.Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës e kanë arsyetuar këtë vizitë edhe “nxitimin” e Partisë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Thaçi, për të miratuar të enjten Rezolutën në Kuvend që do t`i hapë rrugë angazhimit të Kosovës në këtë proces.Një miratim me konsensus të brendshëm për t`u angazhuar në proces pritet që edhe Serbia të zhvillojë sot një tryezë të thirrur nga presidenti i shtetit fqinj, Timosllav Nikoliç. Rezultat i tryezës pritet të jetë udhëzimi për kryeministrin Ivica Dacic dhe Qeverinë e tij që të angazhohen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe ende nuk është prononcuar lidhur me vizitën e ministrit të Jashtëm. Burime diplomatike i kanë thënë gazettes Koha ditore se aktualisht po shqyrtohet agjenda e qëndrimit të William Hague në Prishtinë e Beograd. Në kuadër të të njëjtit qëndrim në rajon, shefi i diplomacisë britanike do të vizitojë edhe Sarajevën.Britania e Madhe është një nga shtetet më mbështetëse të iniciativës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që nëpërmjet një dialogu mes përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe Serbisë të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve.