Shqipëria nën pushtetin e acarit dhe ngricave

Shqipëria është përfshirë nga temperature të ulëta deri në – 16 gradë celcius, ngrica dhe acari.Situata më problematiket mbeten zonat e thella, ndërsa policia vijon të bëjë apel drejtuesve të mjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në akset nacioanale të mbuluara nga ngrica . Në disa zona ka probleme me energjinë elektrike.ARRSH: Ja akset ku duhet të kalohet sesbën me zinxhirëNë qarkun e Shkodrës, situata më problematike është në Malësinë e Madhe, sidomos në Kelmend dhe në Vermosh.Në Theth rruga e bllokuar, ndërsa disa fshatra vijojnë të jenë pa energji për shkak të dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë. Në Pukë, Iballa është e bllokuar. Dje në Shkodër është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile për të monitoruar situatën . Pritet që të ketë edhe sot mbledhje të këtij shtabi.Në Kukës, gazetari i Ora News Blerim Tota informon për ndërprerje të reshejve të borës por praninë e ngricave, prandaj bëhet apel për lëvizje të kujdeshme të drejtuesve të mjeteve.Nga Tropoja gazetari i Ora News, Ismail Buçpapaj informon se jetesa vështirësohet për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Pa energji janë disa fshatra të komunës Grykëçaj. Rrugët kryesore që lidhin qendrat e komunave me qytetin e bajram currit funksionojnë. Është e hapur rruga e Valbonës. I gjithë rrethi I Tropojës prej ditës së djeshme furnizohet me energji.Librazhd: Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa akse rurale. Më problematik mbetet komuna e Lunikut, zona më e thellë malore, ku ka ndërprerje të energjisë elektrike. Aksi Elbasan- Gjinar është i bllokuarNë Korçë bora i ka lënë vendin ngricave. Gjatë natës në Voskopojë temperaturat kanë shkuar deri në -16 gradë celcius. Ndërsa në Korçë deri në -12 gradë .