Lamtumirë Arvizu, Ambasadori amerikan pritet nga Nishani dhe Meta
Kreu i Shtetit Bujar Nishani dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë pritur sot një takim lamtumire ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander Arvizu.Diplomati amerikan fillimisht i është drejtuar Peresidencës. Gjatë takimit, Nishani i shprehu në emrin e tij dhe të institucioneve shqiptare falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Ambasadori Arvizu gjatë viteve që shërbeu në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Ndërkohë gjatë takimit me Metën Ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi miqësinë dhe bashkëpunimin që SHBA kanë gjetur tek një aleat si Shqipëria.Në këtë drejtim, Arvizu vuri në dukje se pesha e Shqipërisë në rajon dhe në botë ka ardhur duke u rritur dhe theksoi se e ardhmja e vendit mbështetet fort në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe në forcimin e rolit të tij aktiv në NATO.Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kontributin e Ambasadorit Arvizu gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Shqipëri dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin personal dhe për kontributin e tij në shërbim të forcimit të aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.Njëkohësisht Meta shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për miqësinë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar dhe për mbështetjen e pakursyer të SHBA ndaj progresit të proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.Nishani dhe Meta i uruan Ambasadorit Arvizu suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme, duke e siguruar se ai do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.