Në 2014 janë sekuestruar 19 milionë euro asete të krimit

Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, 2014 ka qenë i suksesshëm për policinë.  Në një konferencë të gjatë analizuese, Tahiri tha se ka rënie të kriminalitetit dhe rritje të zbulimit të rasteve kriminale, ndërsa nuk mungoi një Bravo për punonjësit e policisë së shtetit.Plot 19 milionë euro është vlera e asete të botës së krimit që janë sekuestruar nga policia e shtetit brenda vititi 2014.Përmes një deklaratë për shtyp Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën bilancin e punës për vitin që lamë pas duke e quajtur një vit “në të cilën qeveria Rama riktheu në detyrë policinë”"Duhet të ndjekim paranë për ta bërë krimin më të varfër. Gjatë 2014 policia ka sekuestruar 19 mln euro asete të botës së krimit. Shifra është e madhe, por jemi larg pasurisë reale të botës së krimit" nënvizoi Tahiri.Vrasjet janë ulur 10.4 % në krahasim me 2013Janë kapur 19% më shumë persona në kërkim brenda e jashtë venditJanë sekuestruar 1261 armë zjarriJanë kapur 90 % më shumë lëndë eksplozive dhe 86% më shumë granataDuke e quajtur të sukseshëm aksionin kundër drogës në Lazarat dhe Dukagjin, Ministri i Brendshëm vlerësoi “Për herë të parë e nxorrëm Shqipërinë nga harta e vendeve të origjinës për kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike “Kemi luftuar realisht korrupsionin në radhët e policisë”Nuk do të thotë që e kemi eliminuar korrupsionin në radhët e policëve por kush e bën e bën me kosto personale që është qoftë para drejtësisë qoftë me humbjen e vendit të punës" u shpreh  TahiriMinistri quajti një lajm të mirë faktin që festat kaluan pa asnjë incident.