Sekuestrohen 20 kg drogë çokollatë me vlerë 50 mijë euro, 3 në pranga

Një sasi prej 20 kg lende narkotike e llojit marijuane e presuar ( çokollate) është sekuestruar nga forcat e policisë së Durrësit, ndërsa janë prangosur tre persona si posedues të saj.Lënda narkotike me vlerë rreth 50 mije euro u kap gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar "Skorpion" .Ndërsa u arrestuan ne flagrance shtetasit Xhemal dhe Elez Krasniqi 20 dhe 32 vjeç banues në Qerret Kavaje dhe Jurgen Nushi 19 vjeç banues ne Durres.Sipas bluve, lenda narkotike ishte pergatitur per tu trafikuar drejt Italise. Në cilësinë e provës materiale tre të ndaluarve iu sekuestruan gjithashtu edhe 150 cope fisheke automatiku model 56.