OSHEE për akuzat e PD: Heshtni, e çuat sistemin energjitik drejt falimentit
Akuzave të Partisë Demokratike për lënien në errësirë të qytetarëve gjatë festave dhe rritjen e çmimit të energjisë OSHEE i është përgjigjur po me akuza.Përmes një deklarate për mediat, OSHEE thekson se situata e vështirë e trashëguar në sistem është përgjegjësi direkte e keqqeverisjes së djathtë.“Sa i perket akuzave të Partise Demokratike, të cilët për tetë vjet rresht, jo vetëm rriten çmimin e energjisë, por e zhytën sistemin në borxhe duke e çuar drejt falimentit, u sugjerojmë se më e pakta që mund të bëjnë sot është të heshtin, pasi janë përgjegjësit kryesorë të asaj çka qeveria e re dhe OSSHE janë duke punuar për të ndrequr”.Në vijim të deklaratës OSHEE falenderon të gjithë shtetasit shqiptarë që besojnë se vetem duke paguar energjinë elektrike mund të përmiresohet furnizimi dhe të investohet në rrjet.“Të vetëdijshem se ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ndërgjegjësimit të qytetareve për të paguar energjinë tu pergjigjemi me shërbim sa më cilësor, OSSHE informon se gjatë vitit 2015 do të investohen në sistem rreth 70 milionë euro në rrjetin elektrik”.OSHEE u është mirënjohëse gjithashtu të gjithë shqiptarëve që në këto ditë festash u përballën me probleme në furnizimin me energji elektrike, probleme të cilat kompania u përpoq t'i zgjidhe sa më shpejt, pavaresisht kushteve tejet të vështira atmosferike.Një falenderim OSHEE adreson gjithashtu të 3000 punonjësit që gjatë ditëve të ndërrimit të viteve ishin në krye të detyres, larg familjeve dhe të afërmve të tyre.