Zjarri djeg dy banesa në Tiranë, shpëtohen nga flakët dy të moshuar

Dy banesa u dogjën në Tiranë gjatë pasdites së të shtunës, duke lënë pas shumë dëme ekonomike por fatmirësisht pa viktima e të lënduar.Tiranë-Kanë shpëtuar mrekullisht dy të moshuar në kryeqytet, teksa banesa ku jetonin u përfshi nga flakët.Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:40 të pasdites së sotme në katin e pestë të një pallati te “Tregu Elektrik”.Forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse mbërritën menjëherë në vendgjarje, ku këto të fyundit mundësuan dhe nxjerrjen e dy të moshuarve nga banesa. Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar lëndime.Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri në banesë ka ardhur pas një shpërthimi gazi, nderkohe qe po punohet per venien nen kontroll dhe shuarjen e plote te flakeve.Në vendngjarje po ashtu shkuan edhe forcat e policisë të cilat thanë se nga të dhënat e para zjarri u shkaktua nga aspiratori.Digjet shtëpia tre katëshe në rrugën “Todi Shkurti”Vetëm pak orë më vonë një shtëpi tre katëshe u përfshi nga flakët në rrugën “Todi Shkurti”.Vatra e zjarrit u shfaq në çatinë e shtëpisë, ndërsa u përhap me shpejtësi e ndihmuar nga era dhe materiali i drunjtë.Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse që arritën të vënë flakët nën kontroll pa u përhapur në të gjithë banesën. Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.[caption id="attachment_445486" align="alignright" width="640"]pallat Në foto: Pallati ku ra zjarri në banesë[/caption][caption id="attachment_445487" align="alignright" width="640"]e moshuara Në foto: E moshuara duke u dalë nga banesa në flakë[/caption]