"Ngrin" Korça, mbi 900 vizita në spital si pasojë e rrëzimit nga akulli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2015, 15:54
Qyteti i Korçës është thuajse i padukshëm pasi është mbuluar nga një shtresë dëbore dhe akulli.Me dhjetra persona jane rrëzuar si pasojë e rrëshqitjes në rrugët e qytetit. Sipas spitalit të Korçës mbi 900 persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve, pasi janë rrëzuar në trotuaret e qytetit.Të moshuarit dhe fëmijët janë viktimat e para të humbjes së ekuilibrit dhe pasojave të tij.Banorët tregojnë se situata ketë vit është më e vështirë se vitet e kaluara.Sipas të dhënave, pastrimi i qytetit nga bora dhe akulli është pjesë e buxhetit të Bashkisë së qytetit me vlerën 60 milionë lekë dhe që realizohet nga një firmë kontraktore, e cila nuk ka bërë aq sa duhet per te pastruar nga dëbora rrugët e qytetit.