Luhatjet e tensioninit “djegin” Lezhën, 13 vatra zjarri gjatë festave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2015, 15:46
Luhatjet e energjisë elektrike e shoqëruar nga erërat e forta kanë qënë shkaku kryesor i djegies së disa banesave në Lezhë, ku brenda një jave janë shënuar 13 vatra zjarri.10-prej tyre kanë qënë në banesa, ku mbrëmjen e kaluar një e moshuar ka marrë plagë të rënda teksa po ngrohen pranë sobës së druve.Rrobat e të moshuarës, Lula Pjetri, e cila ndodhej e vetme në shtëpi kanë marrë flakë, e si pasojë i është djegur 80% të trupit.82-vjeçarja ndodhet në gjedje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, vatrat e zjarrit më së shumti janë shënuar nga data 30 deri me 2 janar.Në Lezhë vatrat e zjarrit përveçse në banesa nuk kanë munguar as në masivet pyjore.